Nënshkruhet marrëveshja për organizimin e Superkupës
Është nënshkruar edhe zyrtarisht marrëveshja për organizimin e Superkupës së Kosovës në basketboll.
Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar sot se marrëveshja u nënshkrua nga Sekretarja e Përgjithshme e tyre, Elvira Dushku dhe përfaqësuesi nga KB Golden Eagle Ylli, Egzon Fetiu.
Sipas njoftimit, Dushku dhe Fetiu kanë premtuar se do të bëjnë çmos, që ky event të jetë spektakël i basketbollit për pesë ditë radhazi në Therandë, ku Ylli është organizator.
Në këtë turne marrin pjesë tetë skuadrat e elitës, që e duan trofeun e çmuar të basketbollit të Kosovës.
Edicionin e fundit e kishte fituar Sigal Prishtina. Garat zhvillohen nga 13 deri më 17 shtator në Therandë.
Komentet janë të mbyllura.