Basketboll

Terminet e dy xhirove të para të Superligës

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës ka caktuar terminet e ndeshjeve të Superligës së meshkujve për xhirot e para.

Xhiro e parë luhet me datat 22/24 shtator dhe ndeshjet luhen të premtëm, të shtunën dhe të dielën, shkruan AsistiOnline.com

Ndeshja e parë dhe hapëse e stinorit të ri, luhet mes Pejës dhe Vëllaznimit me 22 shtator që i bie ditë e premte me fillim nga ora 17:00.

Të shtunën me 23 shtator nga ora 17:00, takohen Istogu dhe Trepça.

Dhe të dielën luhen dy takimet e fundit, ku takohen Ylli – Bashkimi me fillim nga ora 17:00, si dhe xhiro mbyllet në kryeqytet me ndeshjen, Prishtina – Prizreni nga ora 19:00.

XHIROJA I – 22/24.09.2023

E premte ora 19:00, Peja-Vëllaznimi
E shtune ora 17:00, Istogu – Trepça
E shtune ora 19:00, Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni
E diel ora 17:00, Golden Eagle Ylli – Bashkimi

XHIROJA II – 30/01.10.2023

E shtune ora 17:00, Golden Eagle Ylli – Istogu
E shtune ora 19:00, Bashkimi – Vëllaznimi
E diel ora 17:00, Trepça – Sigal Prishtina
E diel ora 19:00, Proton Cable Prizreni – Peja

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.