Basketboll

E turpshme: Kryetari i FBM-së i dhuroi presidentit serb atlete me simbole nacionaliste

Kryetari i Federatës së Basketbollit në Maqedoninë e Veriut, Pero Antiç pa fije turpi i ka dhuruar një palë atlete presidentit serb, Aleksandar Vuçiq të disejnuara special për të-me simbolin nacionalist famëkeq serb “S”.

Dhuratën surprizë ia ka bë gjatë qëndrimit të fundit të Vuçiq në Shkup, në kuadër të samitit Bërdo-Brioni, transmeton Lideri.mk.

Nuk dihet vlera e atleteve, kurse qarqe pro-maqedonase dhe proshqiptare në RMV kanë filluar të kerkojnë llogari nëse dhurata është bë me mjetet e Federatës së Basketbollit, e që do ishte një lloj skandali.

Një gjest i tillë nga një kryetar i një Federate në të cilën bëjnë pjesë edhe shqiptarët e Iliridës, është i papranueshëm, duke marrë parasysh vuajtjet, përndjekjet e masakrat ndër vite që okupatori serb ju ka shkaktuar shqiptarëve.

Siç duket, Antiç nuk i bën fare hesap anëtarët shqiptarë të Federatës dhe klubet shqiptare, pasi nuk e ka konsultuar fare për këtë veprim, as nënkryetarin shqiptar të Federatës së Basketbollit të Maqedonisë së Veriut, Bajramali Saitin i cili në bazë të postit që mban, do të duhej të kishte sado pak ndikim në raste të tilla.

Në Maqedoninë e Veriut ka jo pak klube shqiptare të cilat kanë të drejtë vote dhe natyrisht që ato duhet ta shfrytëzonin ndikimin e tyre, kur vije puna për ti kërkuar të drejtat e shqiptarëve në këtë institucion dhe pjesë tjera.

Lidhur me këtë veprim skandaloz të Antiçit, ka reaguar edhe ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Lubço Georgievski, duke shprehur kritika që simboli i cili ngjall kujtime jo të mira, i dhurohet presidenti të Serbisë nga një zyrtar sportiv i Maqedonisë së Veriut, transmeton Lideri.mk. Ai me ironi dhe me revoltë ka komentuar këtë gjest, duke e vlerësuar edhe si shprehje besnikërie ndaj “botës serbe”.

“Katër S, dhuratë shumë e bukur identifikuese maqedonase nga kryetari i Federatës së Basketbollit për presidentin e Serbisë. Simboli nga i cili lemeriteshim deri në vitn 2001, e tani si besnikëri ndaj botës serbe”, ka shkruar Georgievski në rrjetet sociale.

Të kujtojmë se Antiç shumë herë është parë në fushatat zgjedhore të liderëve famëkeq serbë, si rasti i Miroslav Dodikut dhe shpesh shihet nëpër fotografi duke luajtur me shqiptarët dhe duke i ngritur 3 gishtat e famshëm antishqiptarë.

Për fund, lidhur me rastin do të ishte mirë që pak të merreshin edhe Federatat shqiptare ajo e Shqipërisë dhe Kosovës, ndoshta edhe me notë proteste në FIBA, sepse nacionalizmi dhe racizmi nuk janë të lejuara në sport, andaj kjo meriton ndëshkim.

Për të parë veprimin e turpshëm nga Antiç, KLIKO KËTU.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.