Basketboll

Ekskluzive: Vëllaznimi reagon shpejtë, arrin marrëveshje me një qendër tejet cilësor

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi ka reaguar në merkato me një lojtar të ri të huaj.

Sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com, gjakovarët kanë nënshkruajtur me amerikanin, Jordan Dallas i cili luan në pozitat 4-5 dhe është mjaftë i lëvizshëm edhe pse ka plotë 208 centrimetra gjatësi.

Dallas pritet të vije tek gjakovarët nga skuadra elitare qipriote, Omonia, atje ku në stinorin e kaluar në 14 ndeshje luajti me mesatare prej 12 pikëve e 8.6 kërcimeve.

Para Qipros, Dallas ka luajtur profesionalisht edhe në Danimarkë me skuadrën e Amager, derisa në SHBA është paraqitur me dy kolegje (Weber State Wildcats, Seattle, Redhawks).

Lojtari në fjalë pritet që shpejtë të prezantohet nga skuadra gjakovare.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.