Basketboll

Dy skuadrat verdhezi përcakojnë sonte finalistin e fundit të Superkupës

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe sfida e dytë gjysmëfinale e Superkupës së Kosovës pritet të jetë mjaftë interesante.

Kampionia aktuale, Peja do të sfidohet nga nikoqiri i këtij organizimi të Superkupës, Golden Eagle Ylli.

Të dyja klubet kërkojnë finalen e madhe pas fitoreve meritore në çerekfinale, ku Peja fitoi ndaj Prizrenit e Golden Eagle Ylli ndaj Vëllaznimit.

Sfida nis nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në KSport1 në të gjitha platformat televizive vendore dhe për diasporën në NimiTv.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.