Basketboll

Istogu transferon alo-qendrën që kishte luajtur para katër sezoneve te Rahoveci

Prishtinë(AsistiOnline) – Istogu sot ka njoftuar për transferin më të ri për skuadrën.

Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Rahovecit, James Stanback i cili ishte paraqitur tek vreshtarët

Lojtari në fjalë së fundmi është paraqitur në shtetin e Belize me skuadrën e Orange Walk Running në 12 ndeshje me 19.3 pikë, 4.2 kërcime e 1.5 asiste për ndeshje.

Te Rahoveci, Stanback ishte paraqitur para 4 sezoneve në 38 ndeshje me mesatare prej 11.3 pikë e 4.7 kërcime për ndeshje.

Atë kohë, Rahoveci kishte luajtur në finalen e madhe të Superligës së Kosovës kundër Prishtinës, por kishte humbur në seri 3-1.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.