Basketboll

Trepça apo Peja, sot vendoset fituesi i trofeut të parë të stinorit

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohet finalja e madhe e Superkupës së Kosovës.

Trepça dhe Peja takohen në ”13 Qershori” të Therandës në finalen e madhe të turneut për të synuar fitoren e cila do t’ju sillte trofeun e pritur prej javësh.

Trepça për rrugën deri në finale e ka mposhtur Bashkimin dhe Prishtinën e Peja ka triumfuar ndaj Prizrenit dhe Yllit dhe që të dyja ekipet janë djersitur jo pak për deri këtu.

Sfida e sotme finale nis nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Klan Kosova, përderisa para fillimit të ndeshjes, do të ketë edhe analizë para ndeshjes me mysafirë të ftuar.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.