Basketboll

Sonte nis edicioni i ri i ASIST-it, termin i ri me mysafirë dhe natyrisht Kupa te vendi i Kupave

Pas pushimit veror së bashku me basketbollin kosovar rikthehet në ekranet tuaja edhe emisioni i vetëm ekskluziv për basketbollin në shqiptari, Asisti. 

Ndryshimi kryesor për këtë edicion të ri televiziv që do të jetë i 23-ti qysh prej startit të Asistit do jetë orari i transmetimit, pasi ndryshe nga e kaluara tashmë emisionin mund ta ndiqni me fillim nga ora 22:00, njëkohësisht në Sport 1 dhe Klan Kosova nën moderimin e Ulpiana Emras.

Sonte në ASIST të ftuar special janë dyshja e vendorëve të Trepçës, kapiteni Valdrin Haxhiu si dhe transferi më i ri nga vendorët Dardan Kapiti, teksa pos tyre mund të ndiqni edhe analizën fantastike të njohësve të basketbollit: Dren Zatriqi dhe Altin Salihu. 

  • A e meritoi Trepça fitoren në finalen e Superkupës?
  • Cilat ishin detajet që vendosën fitoren e mitrovicasve kundër Pejës? 
  • Kush ishte basketbollisti që i la më së shumti përshtypje analistëve? 
  • A ishte vendim i duhur mbajtja e këtij eventi në Therandë? 

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiçni sonte në mbrëmje duke filluar nga ora në Sport 1 dhe Klan Kosova.  

Komentet janë të mbyllura.