Basketboll

FBK-ja publikon dënimet për ngjarjet e finales së Superkupës, dënohet edhe organizatori

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës i ka publikuar vendimet për ngjarjet famëkeqe që ndodhën në organizimin e Superkupës në Suharekë.

Më së shumti nga këto vendime është prekur ekipi organizator, Golden Eagle Ylli.

Në raportin për ndeshjen finale për sjelljen e shikuesve është shënuar se ka pasur sjellje jo të mira dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes ka pasur hedhje të gjësendeve të forta nga ana e tifozëve të KB Trepça, që rezultoi në zbrazjen e pjesërishme të palestrës.

Në raport poashtu se ceket se pas përfundimit të ndeshjes, sjellje të tilla ka pasur edhe nga ana e shikuesve të KB Peja. Nr i tyre, rreth 1200.

Nga dy skuadrat finaliste, Peja dhe Trepça janë dënuar për gabime teknike dhe të tilla, Adis Beciragic (Trepça) 300 euro, Rami Hadar (Peja) 300 euro, Justin Davis (Peja) 50 euro. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.