Basketboll

Kampionia e nis sonte mbrojtjen e titullit ndaj Vëllaznimit që sivjet synon shumë më shumë

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte nis stinori i ri në Superligën e Kosovës te meshkujt.

Kampionia aktuale, Peja do të kërkojë fitore në rrugëtimin e mbrojtjes së titullit duke tentuar ta mposht Vëllaznimin, ekip që sivjet synon pozitat e para në tabelë.

Të dyja ekipet sivjet janë përforcuar tejet shumë, për të synuar që ti arrijnë objektivat dhe natyrisht që sonte synojnë fitoren për ta nisur mbarë edicionin i cili do jetë i gjatë dhe me shumë ndeshje.

Sfida mes Pejës dhe Vëllaznimit luhet sonte me fillim nga ora 19:00 në palestrën ”Karagaç”, derisa transmetohet direkt në KSport1. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.