Basketboll

Prishtina fiton me shumë telashe dhe pas vazhdimeve ndaj Prizrenit

Xhiroja e parë ka sjell ndeshjen e parë në vazhdime. Kjo ndodhi në sfidën mes Sigal Prishtinës dhe Proton Cable Prizrenit, që u zhvillua në Prizren dhe përfundoi 89:83 (24:22, 18:21, 21:21, 14:13, 12:6) në javën e parë të Prince Caffe Superligës.

Çereku i fundit ishte po ashtu interesant e me rikthime, duke përfunduar 77:77, me një treshe nga Edmond Kryeziu, edhe pse të dy skuadrat kishin mundësi të fitonin në fund, por sfida shkoi në vazhdime. Edhe në vazhdime u zhvillua lojë interesante, por prishtinasit ishin më të vëmendshëm në momentet vendimtare dhe fituan 89:83.

Te skuadra kryeqytetase u dalluan Nick Ward me 25 pikë e tetë kërcime dhe Lejson Zeqiri me 19 pikë e pesë kërcime, kurse te prizrenasit u dalluan Edmond Kryeziu me 20 pikë, Urim Zenelaj me 17 pikë e shtatë kërcime, Isaiah Kelly me 19 pikë e gjashtë kërcime dhe Ivan Koljeviq me 13 pikë e 11 kërcime.

Komentet janë të mbyllura.