Basketboll

Ambicioze: Grapeland nga Rahoveci tregon gadishmëri për tu inkuadruar në Ligën e parë

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi më i ri i basketbollit kosovar, Grapeland nga Rahoveci është i gatshëm ti bashkohet Ligës së parë të meshkujve.

E gjithë kjo pas tërheqjes së KB Rahovecit edhe nga Liga e parë dhe falë drejtuesve të klubit të ri në këtë qytet, mund të kemi përsëri ringjalljen e basketbollit atje.

Grapeland së fundmi ka lëshuar edhe një komunikatë për media, ku bën me dije se është i gatshëm ta plotësojë vendin e Rahovecit në këtë rang garash.

Në komunikatë thuhet se të gjithë e dinë që qyteti i Rahovecit jeton me basketboll, andaj drejtuesit e rinj si ish-basketbollistë dhe të motivuar nga kjo dashuri e përkrahje masive për këtë sport të bukur, kanë vendosur që të nisin një projekt të ri dhe afatgjatë.

Ky klub ka bërë me dije se i plotëson të gjitha kriteret për të marrë vendin e Rahovecit dhe se për një gjë të tillë e ka njoftuar edhe Komunën e Rahovecit dhe Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Vlen të ceket se Grapeland është klub i themeluar dhe me përbërje 100% lojtarë vendas nga qyteti i Rahovecit, ku ka shumë të rinj të talentuar nga grupmoshat U18, U16, derisa zotëron edhe grupmoshën U14 të vajzave të paraqitura në FBK.

Lexojeni njoftimin e plotë të klubit të Grapeland:

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.