Bashkimi kompleton finalen e Superkupës te femrat
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi është finalisti i dytë i Superkupës së Kosovës te femrat.
Skuadra portokallinje ka mposhtur në gjysmëfinale ekipin e Trepçës 90-53.
Ndeshja nuk kishte ndonjë historik interesant me ekipin nikoqir të turneut që dominoi gjatë tërë kohës për të arritur në fund fitore të thellë.
Pothuajse i gjithë ekipi i Bashkimit u paraqit sot në lojë e lojtaret më të dalluara ishin, Sarah Mgbeike me 20 pikë e 12 kërcime, Analyss Benally me 18 pikë, Aulona Muhadri me 15 pikë, si dhe Jeta Zeka me 12 sosh.
Te Trepça, Marshay Moore realizoi plotë 37 pikë dhe Blerta Mehani shtoi 10 të tjera.
Në finale, Bashkimi takohet me Prishtinën nesër nga ora 17:00.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.