Basketboll
photo by: @Shpend Ahmeti

KBF Prishtina në finale të Superkupës

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina është skuadra e parë finaliste e Superkupës për femra.

Ekipi prishtinas ka triumfuar në gjysmëfinale ndaj Penzës me rezultat 68-56.

Ndeshja nuk është se nuk ishte interesante me prishtinaset që e nisën më mirë duke fituar periodën e parë (21-11), derisa pejanet reaguan në të dytin (14-21) dhe ngushtuan rezultatin 36-32.

Në pjesën e dytë, Prishtina e fitoi çerekun e tretë (14-9), por edhe të katërtin dhe vendimtar (18-15), duke e vulosur fitoren dhe duke arritur finalen.

Qendra amerikane, Jade Williams ishte fantastike te Prishtina sot me 26 pikë e 13 kërcime, derisa Marigona Rushiti shtoi 13 pikë e basketbollistja e talentuar, Malvina Haziri shënoi 11 pikë.
Te Penza, s’mjaftuan për fitore dy amerikanet, Tazsa Garrett me 23 pikë e Jenna Mastelone me 21 sosh.

Në finale, Prishtina takohet me fituesin e gjysmëfinales mes Bashkimit e Trepçës.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.