Bashkimi e fiton Superkupën, vazhdon dominimin te femrat
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Bashkimi e ka vazhduar dominimin në basketbollin kosovar femëror, duke e fituar sonte Superkupën e femrave.
Ekipi prizrenas triumfoi në finale ndaj KBF Prishtinës me rezultat 49-57.
Ndeshja ishte interesante për nga rezultati, por jo edhe për nga loja e bukur pasi të dyja ekipet bënë shumë gabime me prishtinaset që shkuan në pushim mes pjesëve me epërsi (25-22), falë çerekut të parë (16-13, 9-9).
Në pjesën e dytë, Bashkimi u tregua më i mirë në dy periodat vijuese (11-16, 13-19) dhe arriti fitore me meritë, për ta ngritur trofeun.
Sarah Mgbeike me double-double monstruoz prej 20 pikëve e 19 kërcimeve, ishte lojtarja më e dalluar te Bashkimi sonte, gjersa u ndihmua edhe nga Analyss Benally me 13 pikë dhe Arbnore Përçuku me 11 sosh.
Te Prishtina s’mjaftuan për fitore, Asianae Johnson me 23 pikë e lojtarja super e talentuar Malvina Haziri me 12 pikë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.