Basketboll

Trepça fiton ndaj Tindastollit, i afrohet fazës grupore në FIBA Europe Cup

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça e ka fituar ndeshjen e parë në kualifikimet e FIBA Europe Cup.

Skuadra jonë kosovare triumfoi ndaj ekipit islandez Tindastoll me shifrat 69-77.

Ndeshja nisi pak më mirë për ekipin islandez që fitoi ngushtë dy periodat e para (17-16, 22-18) dhe mbylli pjesën e parë me epërsi të lehtë 39-34.

Në pjesën e dytë, Trepça u këndell fillimisht duke fituar lehtë çerekun e tretë (14-16), derisa përmbysja erdhi në periodën e fundit të cilën mitrovicasit e fituan bindshëm (16-27) dhe kështu arritën fitore të madhe.

Mikaile Tmushiq ishte basketbollisti më efikas te Trepça sonte me 22 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Drilon Hajrizi me 18, Kevin Davis me 15 dhe Erjon Kastrati që shtoi 10 pikë.

Te Tindastolli, Callum Lawson kishte 17 pikë e Thorir Thorbjarnarson shtoi 16 sosh.

Me këtë fitore, Trepça i afrohet fazës grupore në FIBA Europe Cup, por i duhet edhe një fitore nesër ndaj nikoqirit të turneut, Parnu.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.