Basketboll

Fanastike për basketbollin kosovar, Trepça mposht Parnun dhe arrin grupet e FIBA Europe Cup

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça e ka fituar sonte edhe ndeshjen e dytë kualifikuese në FIBA Europe Cup.

Skuadra jonë kosovare ka triumfuar në ndeshjen e dytë kualifikuese ndaj Parnu Sadam nga Estonia me rezultat 77-67.

Pjesa e parë ishte e ngushtë me ekipin nikoqir të këtyre kualifikimeve që e fitoi pjesën e parë (32-35). Derisa, Trepça në pjesën e dytë ndezi ‘motorët’ dhe e fitoi takimin me plotë meritë.

Kevin Bracy Davis ishte më i dalluari te Trepça edhe sonte me 17 pikë, gjersa u ndihmua nga Jordy Tshimanga e Mikaile Tmushiq me nga 14 pikë dhe Devon Van Oostrum që shtoi 12 sosh.

Te Parnu, Ivo Van Tamm kishte 16 pikë e Isaiah Hart shtoi 14 sosh.

Me këtë fitore, Trepça siguron fazën e grupeve në FIBA Europe Cup dhe pas pak ju sjellim edhe ekipet me të cilat do të luftojë Trepça në grupet.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.