Basketboll

Kundërshtarët dhe orari komplet në grupin e Trepçës në FIBA Europe Cup, mësoni se cili është më i rrezikshëm…

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça sonte ka shkruajtur historinë e klubit, duke u inkuadruar për herë të parë në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian si FIBA Europe Cup.

Ekipin mitrovicas e pret një punë e vështirë në këto grupe, pasi ka punë me ekipe mjaftë me përvojë të cilat vijnë nga kampionate shumë të forta.

Padyshim që skuadra më e fortë e grupit pritet të jetë skuadra franceze, Gravelines Dunkerque që për vite me rradhë garon në elitën franceze dhe rivalizon fuqishëm ekipet nga Euroliga si Monaco e Lyon, megjithatë kampionatin e sivjetm e ka nisur shumë keq me disa humbje rradhazi, por assesi nuk do të thotë që kjo është forca reale e tyre.

Ekipi i dytë i grupit të Trepçës është skuadra izraelite, Hapoel Galil Elyon e cila edhe vitin e kaluar luajti në grupet e kësaj gare, madje kundër Golden Eagle Yllit dhe e mposhti ekipin suharekas brenda dhe jashtë Kosovës. Trepça pritet të ketë punë tepër të vështirë ndaj këtij ekipi.

Dhe ekipi i fundit i grupit është kampioni i Holandës, Leiden. Një skuadër mjaftë e papërshtatshme dhe vit pas viti ekip që garon për trofe në basketbollin holandez. Edhe ndaj tyre, pritet që Trepça të ketë punë të vështirë, por shpresojmë që t’ia dalë.

AsistiOnline.com ju sjell edhe orarin e ndeshjeve të Trepçës në grupe:

Ndeshja e parë e Trepçës luhet me 18 tetor në udhëtim te Galil Elioni.

Ndeshja e dytë luhet me 25 tetor në ”Minatori” ndaj Leidenit.

Ndeshja e tretë luhet me 1 nëntor në udhëtim te Gravelines Dunkerque.

Ndeshja e katërt luhet me 8 nëntor në ”Minatori” ndaj Galil Elionit.

Ndeshja e pestë luhet me 15 nëntor në udhëtim te Leideni.

Dhe ndeshja e gjashtë dhe e fundit e fazës së grupeve luhet me 22 nëntor në ”Minatori” ndaj BCM Gravelines Dunkerque.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.