Prishtinë(AsistiOnline) – Prizreni e ka arritur fitoren e parë sezonale në Superligën e Kosovës.
Skuadra bardhezi triumfoi tepër ngushtë sonte në Gjakovë me shifrat 76-78.
Pjesa e parë i takoi ekipit mysafir nga Prizreni që fillimisht fitoi çerekun e parë ngushtë 19-21, derisa perioda e dytë ishte edhe më frytdhënëse (20-28) dhe kështu pjesa e parë u mbyll 39-49 në favorin e ekipit të Prizrenit.
Në pjesën e dytë, Vëllaznimi tentoi rikthimin duke fituar thellë çerekun e tretë (28-13) dhe hyri në periodën e fundit me 5 pikë avantazh (67-62), por Prizreni nuk u dorëzua duke e fituar periodën finale (9-16) dhe iu gëzua fitores së parë sezonale.
Katër basketbollistë realizuan pikë dyshifrore në këtë fitore të Prizrenit sonte, Desi Sills shënoi 22, Isaiah Kelly shtoi 19 dhe Musab Mala që kishte 13 e me Ivan Koljeviqin që mbylli sfidën me 11 pikë.
Te Vëllaznimi ishin të pamjaftueshëm, Sam Sessoms me 23 pikë, Ardit Pepaj me 16, Jalen Ray me 12 dhe Jordan Dallas me 11 pikë e 11 kërcime.
Pas tre xhirove, Prizreni ka 1 fitore e 2 humbje, derisa Vëllaznimi mbetet ende pa fitore në këtë edicion.
Në xhiron e rradhës, Prizreni takohet me rivalin lokal Bashkimin, derisa Vëllanzimi i shkon Trepçës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.