Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e fundit e vikendit në xhiron e tretë të Superligës së meshkujve mbyllet sonte në Prizren.
Në ”Sezai Surroi” Bashkimi e pret ekipin debutues në Superligë, Istogun edhe pse ndeshja do të ishte dashur të zhvillohet në qytetin e Istogut, por palestra e këtyre të fundit nuk i plotëson ende kushtet për lojë.
Portokallinjët e kanë nisur edicionin perfekt me 2 fitore nga 2 ndeshje dhe ecurinë synojnë ta vazhdojnë edhe sot, gjersa Istogu do të tentojë që ta arrijë fitoren e parë dhe historike.
Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport4.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.