Basketboll

Kampionja aktuale zyrtarizoi transfer amerikan nga basketbolli gjerman

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja ka zyrtarizuar mbrëmë një transfer të huaj.

Verdhezinjët kanë nënshkruajtur me plejmejkerin amerikan, Jordan Barnes.

Lojtari në fjalë është i gjatë 180 centimetra dhe luan në pozitat 1/2.

Në dy edicionet e fundit, Barnes është paraqitur në Bundesligën e dytë gjermane, fillimisht me Paderbornin në 32 ndeshje me 18.2 pikë, 4.4 kërcime e 6.8 asiste.

Derisa, në stinorin e kaluar u paraqit me Giessenin në 34 ndeshje me 17 pikë, 5.4 asiste e 3.2 kërcime për ndeshje.

Në SHBA, Barnes ka luajtur me kolegjin amerikan ”Indiana State Sycamores”.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.