Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli ka njoftuar sot për një transferim të ri.
Skuadra therandase ka prezantuar qendrën me përvojë, Anthony Lee.
Lojtari në fjalë është i gjatë 206 centimetra dhe te Ylli pritet të vije pas përvojës në shumë skuadra si: Furstenfeld (Austri), Rapla (Estoni), Kosice (Sllovaki), Ramat Gan (Izrael), Rethymno, Panionios e PAOK (Greqi), Mamak (Turqi), Prienai (Lituani), Almansa (Spanjë) etj.
Në edicionin e fundit, Lee është paraqitur në Argjentinë me ekipin e Comunicaciones në 8 ndeshje me mesatare prej 11 pikëve e 5.4 kërcime për ndeshje.
Me gjasë, Chris Harris mund të largohet nga skuadra pas ardhjes së Lee në ekip.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.