Under Header

spot_img

Ekskluzive: Isiah Umipig pritet të zyrtarizohet te Bashkimi?

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Plejmejkeri amerikan, Isiah Umipig me shumë gjasa mund të rikthehet në basketbollin e Kosovës.

AsistiOnline.com ka mësuar se lojtari në fjalë është afër marrëveshjes me ekipin e Bashkimit.

Në edicionin e kaluar, Umipig luajti te Peja në 19 ndeshje të Superligës me mesatare prej 11.8 pikëve, 3.9 asiste e 2.8 kërcime.

Pas largimit nga Peja, pasiqë klubi vendosi të ndryshonte roster për shkak të rezultateve të dobëta, Umipig u transferua te Rabotniçki në Maqedoni të Veriut ku në 12 ndeshje kishte 9.5 pikë e 2.8 asiste.

31 vjeçari ka përvojë edhe në Belgjikë, Bullgari, Kanada, Lituani, Zvicër, Turqi, Ukrainë, Sllovaki etj.

/AsistiOnline.com/

 

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds