Basketboll

Sot zhvillohet derbi i mbetur i xhiros së tretë, takohen Peja dhe Trepça

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohet derbi i xhiros së tretë në Superligën e Kosovës te meshkujt.

Peja dhe Trepça takohen në ”Karagaç” për të kërkuar fitoren e madhe.

Në fakt, këto dy ekipe janë të vetmet pa humbje dhe sot njëra nga to, do të njoftohet me disfatën në derbin i cili pritet të sjellë shumë emocione.

Të kujtojmë se Peja dhe Trepça janë kampione dhe nënkampione aktuale të Kosovës, gjersa u takuan edhe në fillim të edicionit në finale të Superkupës ku triumfoi Trepça.

Sfida e sotme nis nga ora 18:00 dhe transmetohet direkt në kanalet sportive të platformave vendore televizive në vendin tonë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.