Basketboll

Prishtina triumfon lehtë ndaj Istogut

Sigal Prishtina ka regjistruar fitoren e tretë për këtë edicion në Prince Caffe Superligë. Prishtinasit në Rahovec kanë mundur Istogun me rezultat 70:92 (15:22, 23:19, 14:19, 18:22).

Bardhekaltrit e nisën ndeshjen mirë dhe qysh në fillim krijuan epërsi prej nëntë pikësh, 6:15, derisa e fituan çerekun e parë 15:22. Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë për të ngritur epërsinë në 27:38, por më pas istogasit hyjnë në një seri të mirë dhe afrojnë rezultatin në 38:41, sa përfundoi pjesa e parë.

Megjithatë, skuadra kryeqytetase e filloi furishëm periudhën e tretë dhe ngriti sërish epërsinë, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 52:70. Në dhjetë minutat nuk kishte ndonjë dallim të madh dhe Prishtina fitoi 70:92.

Te Istogu u dalluan Tyrese Prince me 20 pikë, nëntë kërcime dhe Arian Azemi me 11 pikë, pesë kërcime e tetë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Derrick Wilson me 19 pikë, 12 kërcime e gjashtë asistime, Shaheed Davis me 18 pikë e nëntë kërcime dhe Tyson Harris me 15 pikë.

Istogu ka një fitore e tri humbje, kurse Sigal Prishtina tri fitore e një humbje.

Komentet janë të mbyllura.