Basketboll

E çuditshme: Hughes mbëmë u paraqit për Prizrenin edhe pse klubi kishte njoftuar për largimin e tij

Prishtinë(AsistiOnline) – Mbrëmë u zhvillua derbi prizrenas në mes të Bashkimit dhe Proton Cable Prizrenit.

Ekipi i Bashkimit në fund iu gëzua fitores, derisa te Proton Cable Prizreni ndodhi një vaki kosovare.

Trajneri Tuncaj Bostanci e inkuadroi në lojë amerikanin, Ryan Hughes për të cilin lojtar klubi ditë më parë njoftoi se e ka liruar nga skuadra.

Faleminderit Ryan Hughes. Ju njoftojm se me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkpunimin me fundorin amerikan Ryan Hughes. Lojtarin Hughes e falenderojm per bashkpunimin dhe i dëshirojm sukses në vazhdim të karrierës”, shkruante njoftimi i Prizrenit para rreth dy javësh.

Hughes dje u paraqit me Prizrenin për 4 minuta lojë, por që nuk kontriboi fare.

Komentet janë të mbyllura.