Basketboll

Sonte në ASIST rikthehet asistuesi i juaj në aksion, mysafirë dhe tema interesante

Adhurues të basketbollit, sonte ASISTUESI I JUAJ rikthehet përsëri në aksion, Agoni.

Super befasi për Ulpiana Emrën, Andi Loxhën dhe Meriton Ismailin, se si mbeten pa fjalë midis ASIST-it 551?

Adhurues të basketbollit, sonte nga ora 22:00 direkt në Artmotion dhe Klan Kosova.

Rikthimi i Pejës pas 6 viteve në FIBA Europe Cup me mysafirë: Meriton Ismaili tashmë shtyllën e KB Peja, por i cili ne edicionin 2017/18 si 17 vjeçar ishte pjese e suksesit historik dhe kualifikimit të KB Prishtina dhe Damir Mulaomeroviq në TOP-16 të FIBA Europe Cup.

Analizen e pasojmë sonte me komentatorin e basketbollit kosovar, Andi Loxha i cili flet për gjasat e Pejës dhe Trepçës në garat ndërkombetare, derisa tregon edhe se cili nga dy ekipet kosovare ka më shumë gjasa për sukses evropian.

Plus, analiza e derbive, Peja vs Trepça dhe Ylli vs Peja, si dhe analiza e detajuar me raportet komplete të xhiros së katërt të edicionit 2023/24 të Prince Caffe Superligës së bashku me blloqet tradicionale, pesëshja, MVP dhe top-10 aksionet më të bukura nga xhiro e katërt e Superligës.

Gjitha keto dhe shume me teper sonte nga ora 22 ne ASIST 551 direkt ne Klan Kosova dhe Artmotion.

Mos e huqni dhe natyrisht si gjithmonë: Zemrat tuaja le ti ngroh dashuria për basketboll.

Komentet janë të mbyllura.