Basketboll

Zhvillime dramatike: FIBA zgjat shtyerjen e ndeshjeve të ekipeve izraelite në garat evropiane

Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër se skuadra izraelite e Hapoel Galil Elion njoftoi se do të rikthehet në garat e FIBA Europe Cup, kjo nuk do të ndodhë.

Ndërsa sot ka reaguar me komunikatë zyrtare edhe institucioni numër një i basketbollit në botë, FIBA që ka njoftuar se pas konsultimeve me klubet pjesëmarrëse, Federatën e Basketbollit të Izraelit dhe këshilltarët e sigurisë së FIBA ​​Europe, kjo organizatë ka vendosur të bëjë shtyrjen e të gjitha ndeshjeve që përfshijnë ekipet izraelite në EuroCup Women dhe FIBA ​​Europe Cup për javën e ardhshme dhe deri në njoftim të mëtejshëm.

Në njoftim thuhet se FIBA Europe në bashkëpunim të ngushtë me Federatën e Basketbollit të Izraelit dhe klubet, do të vazhdojë të monitorojë situatën pasi mbetet e përkushtuar për t’i dhënë përparësi sigurisë dhe mirëqenies së të gjithë pjesëmarrësve dhe palëve të interesuara.

Poashtu theksohet se datat dhe oraret e çdo ndeshjeje të riplanifikuar do të konfirmohen sapo të lejojë situata.
____________________ Përditësim i lajmit…

Duket se basketbolli izraelit gradualisht do ti rikthehet normalitetit, pas luftës që ishte ndezur gjatë këtyre ditëve në këtë vend.

Edhe ekipet izraelite që kishin munguar në gara dhe FIBA kishte pezulluar ndeshjet e tyre, duket se tashmë do të rikthehen për të vazhduar normalisht, shkruan AsistiOnline.com

Skuadra e Hapoel Galil Elion që njëherazit është kundërshtar i Trepçës në grupin e FIBA Europe Cup, me gjasë nga java e ardhshme do t’ju kthehet ndeshjeve.

Klubi ka nisur sot stërvitjet dhe ka njoftuar se edhe lojtarët e huaj do ti bashkohen ekipit, pasi tashmë janë bartur në Athinë të Greqisë për të vazhduar me stërvitje, një prej opcioneve edhe se ku do të zhvillohen ndeshjet e tyre si vendas.

”Pas një pushimi të gjatë, duke u kthyer gradualisht ne fusha, te huajt tane kane shkuar per tu stervitur ne Athine dhe pjesa tjeter e grupit ne Izrael, sot u takuam per stervitjen e pare ne kuadër te pergatitjeve per lojen qe do te zhvillohet javen e ardhshme ne kuader te Eurocup kundër Gravelines (Francë).

Pas stërvitjes qëndruam së bashku me lojtarët për drekë. Të dashur publik, në këto ditë të vështira mundohemi të qëndrojmë optimist dhe të krijojmë vazhdimësi edhe në sport, ndjejmë përkrahjen tuaj dhe shpresojmë që së shpejti të takohemi”, shkruan njoftimi i skuadrës izraelite.

Të kujtojmë se gjatë kësaj jave ishte e paraparë të luhej ndeshja mes Galil Elionit dhe Trepçës, por u shtye për kohë të pacaktuar, pas zhvillimeve politike në Izrael.

/AsistiOnline.com/

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe tabelë

Komentet janë të mbyllura.