Basketboll

15 vjeçari Erion Turtulla mbrëmë ishte pjesë e PC Prizrenit në ndeshjen derbi të Superligës

Prishtinë(AsistiOnline) – Në rosteret e klubet e klubeve elitare kosovare shohim pak lojtarë të rinj që inkuadrohen në to dhe që marrin minutazhë.

I riu nga Prizreni, Erion Turtulla mbrëmë debutoi në rosterin e skuadrës bardhezi të qytetit, Proton Cable Prizreni, duke u ftuar nga trajneri turk, Tuncaj Bostanci për ndeshjen me Trepçën.

15 vjeçari luan për grupmoshat e reja të skuadrës prizrenase dhe dallohet për punën e disiplinën që e karakterizojnë si lojtar i ri dhe me potencial.

Ndeshja mes PC Prizrenit dhe Trepçës ishte tejet interesante për nga rrjedha dhe fituesi u përcaktua në minutat e fundit me mitrovicasit që iu gëzuan fitores në fund.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

 

Komentet janë të mbyllura.