Basketboll

Besim Maxhuni e Illmen Bajra e nisin edicionin e ri me bilance 100% pozitive

Prishtinë(AsistiOnline) – Te shqiptarët në botë është lajm i mirë forma e ekipeve të trajnerëve kosovarë, Besim Maxhunit e Illmen Bajrës.

Maxhuni është lider në Ligën e parë të Finlandës me Raiders Basket, ku nga 3 ndeshjet e para ka korrur 3 fitore, shkruan AsistiOnline.com

Gjersa, formë fantastike në Bundesliga 2 të Gjermanisë për femra po kalon edhe Homburgu që drejtohet nga tekniku prizrenas Illmen Bajra, ku pas 4 ndeshjeve ka po aq fitore.

Urojmë që forma e tyre të vazhdojë kështu. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.