Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti kosovar Edon Maxhuni ka vazhduar me paraqitje bravoroze edhe në ndeshjen e dytë në ligë me ekipin e ri.
Maxhuni është treguar fantastik për Le Portel në duelin e këtyre të fundit ndaj Gravelines-Dunkerque që fituan me rezultat final 91-82, raporton AsistiOnline.com
34 minuta lojë, plotë 20 pikë, 4 kërcime e 2 asiste i ka realizuar Edoni ndaj Gravelines, që do jetë kundërshtari i rradhës i Trepçës në javën tjetër në FIBA Europe Cup.
Katër fitore rradhazi për Le Portel në Francë, përfshirë edhe një ndeshje të Kupës, derisa bilanci i tyre është 3 fitore e 5 humbje në ligë dhe me ardhjen e Maxhunit, ekipi i Le Portel po tregon ndeshje fantastike. /AsistiOnline.com/
Lexo edhe
https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2023/10/14/edon-maxhuni-shkelqen-ne-debutim-tek-le-portel-dhe-i-siguron-fitoren-ekipit/