Basketboll

Trepça mposhtet thellë nga Leideni në debutim tek grupet e FIBA Europe Cup

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça e ka nisur me humbje të thellë fazën grupore në FIBA Europe Cup.

Ekipi kosovar nga Mitrovica ka pësuar nga Leideni holandez me rezultat 54-84.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte tejet e ngushtë me mysafirët që fituan dy periodat e para (13-18, 14-15) 27-33.

Derisa dallimi i madh u bë në dy periodat e fundit, kur ekipi holandez nisi seri të thellë (15-23, 12-28) e te mitrovicasit nuk funksiononte asgjë dhe kështu fitores ju gëzua pa ndonjë telashe ekipi i Leiden.

Vetëm dy basketbollistë realizuan pikë dyshifrore te Trepça sonte, Erjon Kastrati (13) e Drilon Hajrizi (12).

Në anën tjetër te Leideni, Luuk van Bree kishte 28 pikë e Marijn Ververs shtoi 11 sosh.

Në xhiron e tretë, Trepça i shkon ekipit francez Gravelines.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.