Basketboll

PC Prizreni bën një befasi interesante, transferon ish-lojtarin e Trepçës

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Proton Cable Prizrenit e ka prezantuar sonte një transfer të ri.

Bardhezinjët kanë njoftuar për nënshkri me ish lojtarin e Trepçës, Ty Cockfield.

“Fundori amerikan Ty Cockfield nga sot zyrtarisht është pjesë e klubit tonë. Ty Cockfield është emër i njohur në basketbollin kosovar ku së fundi u paraqit tek Trepça”, shkruan njoftimi i klubit prizrenas.

Te Trepça, Cockfield kishte luajtur me mesatare prej 15.4 pikë, 3.6 kërcime e 3.8 asistime.

Prizreni ka njoftuar poashtu se nga skuadra përfundimisht është larguar Hughes dhe Cockfield do jetë zëvendsuesi i tij. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.