Basketboll

Istogu nuk dorëzohet, shton gjatësi në skuadër

Prishtinë(AsistiOnline) – ‘Valles’ së përforcimeve të skuadrave në Superligën e Kosovës me lojtarë të huaj, vazhdon ti përgjigjet edhe Istogu.

Klubi së fundmi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me qendrën amerikane, Davante Cooper i gjatë 208 centimetra.

Gjatë karrierës si lojtar, është aktivizuar në Uruguaj, Kolumbi, në Vllazni të Shkodrës, si dhe edicionin e kaluar u paraqit në Azerbejgjan me ”Sheki BK” me 15.9 pikë e 9.7 kërcimeve për ndeshje.

Istogu deri tani ka katër lojtarë të huaj në skuadër. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.