Ndeshja e parë dhe derbi i ditës së sotme zhvillohet në Gjakovë
Prishtinë(AsistiOnline) – Sot fillon të luhet xhiro e shtatë e Superligës së Kosovës te meshkujt.
Dueli i parë i ditës së sotme luhet në Gjakovë dhe cilësohet si derbi.
Skuadra e Vëllaznimit në ”Shani Nushi” e pret Prishtinën në një përballje e cila pritet të jetë mjaft interesante.
Vëllaznimi pas dy fitoreve radhazi do të përballet me Sigal Prishtinën, që numëron katër fitore e dy humbje. Kuqezinjtë synojnë fitoren e tretë radhazi, kurse prishtinasit të pestën këtë edicion.
Ndeshja transmetohet direkt në ArtSport2.
Komentet janë të mbyllura.