Basketboll

ASISTI 554 sonte me mysafirë nga dy ekipet fituese të derbive

Adhurues të basketbollit sonte ASISTI 554 sjell analizën e dy ndeshjeve dramatike të Prince Cafe Superligës, Vëllaznimi – Sigal Prishtina dhe Trepça – Golden Eagle Ylli me mysafirët  special: Gëzim Morina dhe Atik Koshi, dy kapitenët e skuadrave fituese 

Fillimisht Gëzimi dhe Atiku analizojnë paraqitjet e Pejës dhe Trepçës në FIBA Europe Cup, në veçanti fitoren e madhe të pejanëve në udhëtim tek Spojnia Stargrad.  

Në pjesën e dytë ASISTI me mysafirë  analizon xhiron 7 e cila e përmbylli ciklin e parë të edicionit vjeshtor të Prince Cafe Superligës me theks të veçantë do të jetë në dy ndeshjet dramatike dhe fantastike në Shani Nushi dhe Minatori, , Vëllaznimi – Sigal Prishtina përkatësisht Trepça – Golden Eagle Ylli 

Çka mendojnë Gëzimi dhe Atiku për gjendjen aktuale tabelore dhe formën e skuadrave, si  dhe vazhdimin e vjeshtës?

ASISTI 554 sonte sjell përmbledhjen dhe analizën komplete të gjitha ndeshjeve të xhiros 7 të Prince Cafe Superligës: Vëllaznimi – Sigal Prishtina, Proton Cable Prizreni – Istogu, 

Trepça – Golden Eagle Ylli dhe Peja – Bashkimi dhe natyrisht  blloqet speciale si Pesëshja e MVP i Javës dhe Top Aksionet në ASIST 

Basketbolli femëror sivjet është bërë super interesant ndërsa xhiro 4 solli derbin e Penza – Bashkimi.

Si çdo të hënë ashtu edhe sonte lajmet ndërkombëtare fillojnë me bllokun shumë të dashur dhe special për të gjithë ne, Shqiptarët në Botë para se të kalojmë përtej Oqeanit Atlantik në  NBA ku fenomeni gjigant Victor Venbanyama (223cm) po mrekullon.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 554 me asistuesit tuaj Agon Fehmiun e Ulpiana Emra nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas mesnatës dhe BBVK 2 në Klan Kosova 

Komentet janë të mbyllura.