Peja shkëputet edhe më shumë, ndjekësi i parë pëson humbjen e dytë
Prishtinë(AsistiOnline) – Në vikendin që lamë pas u mbyll edhe xhiro e shtatë e Superligës së Kosovës te meshkujt.
Në këtë xhiro arritën fitore dy skuadra favorite, derisa dy të tjera mund të themi se u befsuan.
Vëllaznimi e mposhti Prishtinën në ”Shani Nushi” të Gjakovës, duke arritur fitoren e tretë me rradhë.
Prizreni arriti fitore ndaj istogut pa ndonjë telashe dhe tash i shmanget paksa fundit të tabelës.
Derbi dramatik i xhiros i takoi Yllit që triumfoi pas vazhdimeve ndaj Trepçës në ”Minatori”.
Dhe në ndeshjen e fundit, Peja arriti fitore ndaj Bashkimit, për të vazhduar e pamposhtur.
Pas shtatë xhirove, Peja kryeson bindshëm renditjen tabelare me 7 fitore nga 7 ndeshje, ndërsa ndjekësi i parë është Trepça me 5 fitore e 2 humbje.
Në xhiron e ardhshme takohen:
Bashkimi – Ylli.
Trepça – Istogu.
Prizreni – Prishtina.
Vëllaznimi – Peja.
Tabela aktuale është kjo:
Komentet janë të mbyllura.