Zyrtare: Peja rikthen Larry Thomasin, ishte në bisedime edhe me këtë skuadër kosovare…
Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka konfirmuar sot rikthimin e Larry Thomas në skuadër.
Verdhezinjët kanë njoftuar se basketbollisti amerikan që mbrojti ngjyrat e klubit në edicionin e kaluar, do të rikthehet përsëri.
AsistiOnline.com ka mësuar se edhe skuadra e Trepçës, sivjet ishte e interesuar për transferimin e Thomas dhe kishte pasur edhe bisedime me të.
Thomas te Peja ishte paraqitur në edicionin e kaluar në 16 ndeshje të Superligës së Kosovës me 12.8 pikë, 4.5 asiste e 4.3 kërcime.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.