Basketboll

Spojnia mposhti Den Boschin dhe vështirësoi gjasat e Pejës për kualifikim

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja dje u mposht në xhiron e katërt të grupeve në FIBA Europe Cup.

Me këtë disfatë pejanët i vështirësuan gjasat për kualifikim në fazëne  dytë, pasi kundërshtari direkt i ekipit tonë kosovar, ekipi polak Spojnia Stargard e fitoi ndeshjen ndaj Heroes Den Boschit 73-65.

Chemnitzi tashmë e ka siguruar zyrtarisht kalimin në fazën e dytë me 4 fitore nga 4 ndeshje, kur kanë mbetur edhe dy xhiro për tu luajtur në grup.

Ndërsa, Spojnia dhe Peja kanë nga 2 fitore dhe janë në garë për vendin e dytë, i cili me gjasë dërgon në fazën e dytë.

Në xhiron e ardhshme, Peja i shkon Den Boschit e Spojnia ndeshet me Chemnitzin në Gjermani.

Ndërsa në xhiron e fundit më 22 nëntor, Peja e pret skuadrën polake, Spojnia Stargard. Ajo ndeshje ka gjasë të jetë vendimtare për pozitën e dytë, që jep shpresa për avancimin tutje.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.