Kakruki rikthehet në elitën maqedonase te skuadra shqiptare e Çairit
Prishtinë(AsistiOnline) – Valmir Kakruki është rikthyer në elitën e basketbollit maqedonas.
Lojtari që dje është larguar përfundimisht nga skuadra e Bashkimit, tash ka ndërruar ekip por edhe shtet.
Lojtari është prezantuar sot në elitën maqedonase te skuadra shqiptare e Çairit që sivjet po tregon rezultate shumë të mira atje dhe është ekip pretendent për pozitat e para në tabelë.
Kakruki në edicionin e kaluar u paraqit te Prishtina e sivjet ishte transferuar te Bashkimi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.