Vëllaznimi i pandalshëm, fiton thellë ndaj Bashkimi
Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi e ka vazhduar formën e lartë në Superligën e Kosovës edhe pas xhiros së nëntë.
Gjakovarët kanë tirumfuar sonte në ”Shani Nushi” ndaj Bashkimit me shifrat e thella 102-80.
Që nga fillimi e deri në fund ekipi i drejtuar nga kroati Josip Plantak, e dominoi sfidën duke fituar pothuajse të gjitha periodat e ndeshjes (34-22, 20-13, 30-25), derisa ajo e fundit i takoi minimalisht ekipit prizrenas (18-20).
48 pikë së bashku sonte i shënuan dyshja amerikane Sam Sessoms e Jalen Ray që kishin nga 24 pikë, derisa u ndihmuan edhe nga Ardit Pepaj e Jordan Dallas me nga 14 sosh, por pikë dyshifrore realizoi edhe kapiteni Atik Koshi që kishte 11 sosh.
Te Bashkimi, Grant Lozoya kishte 25 pikë e Erik Copes shtoi 17 sosh.
Pas nëntë xhirove, Vëllaznimi gjendet së paku përkohësisht i treti me 5 fitore e 4 humbje, derisa Bashkimi pësoi edhe humbjen e pestë rradhazi e të gjashtën në total, karshi 3 fitoreve.
Në xhiron e ardhshme, Bashkimi e pret Istogun e Vëllaznimi i shkon P.C Prizrenit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.