Basketboll

Ekskluzive: Pas dy dekadave, ikonat e komentimit sonte së bashku në Pejë

Prishtinë(AsistiOnline) – Agon Fehmiu dhe Blerim Vuniqi dy ikonat e komentimit të basketbollit në gjuhën shqipe, sonte do të bëhen bashkë në natën historike të KB Peja, e cila po lufton për kualifikim në fazën e dytë të grupeve në FIBA Europe Cup.

Sikurse e dimë, Agoni mungoi për shkaqe shëndetësore për gati katër muaj dhe sonte e provon rikthimin e vetë në komentim, ndërsa është bërë bashkë me Blerim Vuniqin si kërkesë e shikuesve të shumtë të ASIST-it javë më parë, kur Blerimi ishte mysafir në studio.

Blerim Vuniqi, një nga basketbollistët më të mirë të gjithë kohërave, komentator dhe drejtor i sportit në RTK, tash i pensionuar sonte rikthehet nga pensionimi për të komentuar së bashku me kolegun e tij Agonin, ku komentimin e fundit të përbashkët e kishin bërë në vitin 2003, në kohën kur Agoni ishte pjesë e KTV-së dhe Blerim Vuniqi në RTK.

Agoni dhe Blerimi sonte do të mundohen ti japin krahë shqiponjave pejane në folenë e tyre ”Karagaç” në përballje me ekipin polak, Spojnia Stargard.

Artmotion këtë duel do ta transmetojë në Sport1 me fillim nga ora 19:00.

/AsistiOnline.com/ 

 

Komentet janë të mbyllura.