Basketboll

Peja sonte kërkon fitore ndaj Spojnias për të tentuar fazën e dytë të FIBA Europe Cup

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare e Pejës sot e zhvillon një ndeshje që mund të jetë historike për klubin verdhezi, por edhe basketbollin kosovar.

Peja takohet në ”Karagaç” me skuadrën polake Spojnia Stargard dhe me fitore eventuale, do të kishte gjasa për kualifikim në fazën e dytë të këtij kompeticioni prestigjioz evropian.

Në duelin e parë mes këtyre dy ekipeve i zhvilluar në Poloni, kishte triumfuar Peja me rezultat 79-83, derisa sonte mbetet të shihet se kush do të triumfojë.

Ndeshja mes Pejës e Spojnias luhet me fillim nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Sport1.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.