Kompletohen top-16 ekipet e fazës së dytë në FIBA Europe Cup
Prishtinë(AsistiOnline) – Dje është mbyllur xhiro e fundit e fazës së parë grupore në kompeticionin evropian të basketbollit, FIBA Europe Cup.
Bahçesehir (Turqi), Balkan Botevgrad (Bullgari), Gottingen (Gjermani), Zaragoza (Spanjë), Jonava (Lituani), Legia Warszawa (Poloni), Manisa (Turqi), Chemnitz (Gjermani), Bilbao (Spanjë) dhe Leiden (Holandë) u konfirmuan si fitues të grupeve të tyre përkatëse.
Ndërkohë, Gravelines Dunkerque (Francë), Oradea (Rumani), Nymburk (Ceki), Porto (Portugali), Varese (Itali) dhe Sporting CP (Portugali) zunë vendet e tyre si gjashtë nënkampionët e renditur më mirë nga të gjitha grupet.
Grupet për raundin e dytë janë si më poshtë:
Nga grupet e ekipeve kosovare, Pejës dhe Trepçës, avancuan tri ekipe. Nga Peja kaloi tutje Chemnitzi me plotë 5 fitore, derisa në grupin e Trepçës shkuan tutje Leideni dhe Gravelines.
FIBA ka njoftuar se në paraqitjen e këtyre katër grupeve u zbatua një kufizim për të shmangur që ndonjë prej skuadrave nga i njëjti grup i sezonit të rregullt të luante përsëri, që do të thotë se Leiden dhe Gravelines nuk mund të ishin në të njëjtin grup.
Kjo fazë e garës fillon me 6 dhjetor me nga dy skuadrat e para nga secili prej katër grupeve do të kalojnë në çerekfinale të cilat pritet të luhen në mars.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.