Basketboll

Skuadra shqiptare ”Çair 2030” po shkakton senzacion në Superligën e Maqedonisë

Prishtinë(AsistiOnline) – Një frymë e re e basketbollit po përhapet me të madhe në basketbollin maqedonas.

Një klub shqiptar i cili në vitin e dytë të debutimit në kategorinë më të lartë të basketbollit në Maaqedoni, po arrin rezultate kulminane duke i mposhtur edhe skuadrat më të fuqishme për dekada me rradhë këtë shtet.

Bëhet fjalë për klubin Çair 2030 që kur jem tetë xhiro nga fillimi i edicionit të ri, gjendet në pozitën e dytë të renditjes tabelare me vetëm 1 fitore më pak sesa skuadra më e trofeshme maqedonase MZT Skopje.

Çairi mbrëmë ka arritur një fitore të këndshme ndaj skuadrës nënkampione atje, Pelisterit me rezultat 87-80. Ndeshje kjo e cila u luajt në palestrën “Shaban Tërstena“ ku pati shumë publik të pranishëm dhe fitorja ishte ”çershia mbi ëmbëlsirë”.

Bilanci aktual i Çairit është gjashtë fitore dhe dy humbje, derisa në xhiron e ardhme ekipi shqiptar i shkon pikërisht liderit të tabelës, MZT Skopjes.

Çairi ditë më parë e transferoi në skuadër edhe alo-qendrën Valmir Kakruki dhe i cili dje ishte ndër më të dalluarit në fitoren ndaj Pelisterit me 16 pikë, 9 kërcime, 3 vjedhje topash e 1 asist.

Çairi që nga fillimi i hyrjes në Superligë, drejtohet nga kryetrajneri shqiptar Erhan Ramadani dhe ndihmësit e tij, Erkam Ismaili, Artan Nika.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.