Rexha afër rikthimit, përfundon fazën e rehabilitimit dhe fillon ushtrimet në fitnes
Prishtinë(AsistiOnline) – Një prej basketbollistëve më perspektivë në Kosovë, Bardh Rexha është afër rikthimit në parket.
Pas lëndimit që e pësoi në Lojërat Mesdhetare Heraklion 2023 në Greqi me fanelën e Përfaqësueses së Kosovës, Rexha e ka kaluar me plotë sukses fazën e rehabilitimit pas operimit që pati në gjurin e këmbës.
Fizioterapeuti nga Rahoveci që punoi me të, Halil Canta ka njoftuar se faza e parë ka kaluar me sukses, derisa Bardhi nga tani do të vazhdojë me stërvitje në fitnes e shpejtë pritet ti rikthehet edhe parketit.
Bardhi gjatë verës kishte nënshkruajtur me Vëllaznimin, por lëndimi me Përfaqësuesen e Kosovës ia pamundësoi zhvillimin e ndeshjeve me gjakovarët.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.