Bashkimi rikthehet te fitoret duke mposhtur Istogun
Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Istogut me rezultat 93:53 (23:14, 22:18, 20:17, 28:4), në xhiron e dhjetë të Prince Caffe Superligës.
Prizrenasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 23:14, ndërsa lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë e të tretë, sidoqoftë, që u kontrollua nga vendasit. Portokallezinjtë e thelluan epërsinë më shumë në dhjetë minutat e fundit, duke fituar bindshëm në fund, me 40 pikë dallim, 93:53.
Te Bashkimi më i miri ishte Grant Lozoya me 20 pikë, 13 kërcime e nëntë asistime, duke u ndihmuar nga Isiah Umipig me 17 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Samir Zekiqi dhe Erik Copes shtuan nga 12 pikë, kurse te mysafirët më i miri ishte Tyres Prince me 16 pikë e gjashtë kërcime.
Tani prizrenasit kanë katër fitore e gjashtë humbje, kurse istogasit një fitore e nëntë humbje. Pikërisht fitoren e vetme e kanë ndaj Bashkimit.
Komentet janë të mbyllura.