SKANDAL: Skuadra shqiptare në Maqedoni, fyhet me të madhe në baza etnike dhe nuk ndërpritet ndeshja
Prishtinë(AsistiOnline) – Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në basketbollin maqedonas gjatë këtij vikendi.
Në duelin e zhvilluar mes MZT Skopjes dhe skuadrës shqiptare Çair 2030, tifozët e ekipit maqedonas kanë fyer pa fije turpi në baza etnie ekipin dhe kombin shqiptar dhe çfarë është turpi i krejt kësaj ngjarje, komisioneri dhe referët nuk e ndërpresin fare ndeshjen.
Në shekullin 21 dhe në vitin 2023, njerëzit ende shahen dhe fyhen në baza etnie/ prejardhje, derisa organet përgjegjëse heshtin para këtyre skenave të turpshme që promovojnë dhunë dhe vrasje.
Turp i madh në rradhë të parë për klubet shqiptare që shumë prej tyre janë pjesë e bordit të federatës maqedonase dhe nuk i vendosin KUSHTE për bashkëpunim korrekt një institucioni i cili udhëhiqet nga një anti-shqiptar i madh si Pero Antiç i cili pa fije turpi lejon skena të tilla në ligën që do të duhej të ishte shembull i tolerancës ndër fetare.
Në të tilla raste duhet që patjetërf të ndërhyjë edhe politika, pasiqë dihet se shqiptarët në Maqedoni kanë fuqi të madhe politike dhe ajo duhet të shfrytëzohet e jo të heshtet para këtyre akteve të turpshme.
Kur duhet ta kuptojnë shqiptarët? se vetëm të bashkuar mund ti arrijmë qëllimet si komb apo po vazhdojmë të jemi të përçarë dhe politika të bëjë llogari të gabuara. Marre e madhe. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.