Basketboll

DHURATË PËR ADHURUESIT E BASKETBOLLIT NË ASISTIONLINE

Dy ikonat e komentimit shqip të basketbollit Agon Fehmiu dhe Blerim Vuniqi pas dy dekadave komentojnë bashk në natën speciale Peja - Spojnia Stargrad

Adhurues të basketbollit në natën historike të basketbollit pejan dhe kosovar me 22 Nëntor 2023 kur shqiponjat e Pejës në folenë e tyre Karagaq, kishin rastin të bëjnë histori duke e mposhtur skuadrën polake Spojnia Stargrad dhe të kualifikohen në fazën e dytë të garave të FIBA Europe Cup, dy ikonat e komentimit shqip të basketbollit : Agon Fehmiu dhe Blerim Vuniqi këtë natë speciale e bënë edhe më speciale duke u bashkuar pas plot dy dekadave në një komentim të përbashkët.

Agon Fehmiu u kthye pas saktësisht 4 muajve dhe transmetimit të fundit me 19 Korrik (Kosova – Zvicra) pasi kaloj një periudhë të vështirë në jetën e tij për shkak të problemeve shëndetësore të mëdha por fal zotit, mjekëve dhe familjes në radhë të parë gruas Meritës dhe vajzës Andrës, ajo sfidë e madhe u tejkalua dhe në këtë natë të madhe të basketbollit kosovar Agoni u bashkua me Blerim Vuniqin, njërin ndër basketbollistët më të mirë kosovar të gjitha kohëve e më vonë edhe kolegun dhe komentatorin i enkas doli nga pensioni dhe u bashkua me qëllim që ta zmadhoj këtë natë të paharrueshme.

Ribashkimi me Blerim Vuniqin ishte kënaqësi dhe plotësim i dëshirave të shikuesve që pas emisionit ASIST ku Blerimi ishte mysafirë javë më parë, shprehën dëshirën që përsëri ta shohin tandemin Agoni e Blerimi së bashku.

Në këtë natë të madhe të basketbollit kjo dyshe ua plotësoj dëshirat dhe e komentoj ndeshjen vendimtare dhe dramatike të FIBA Europe Cup midis Pejës dhe Spojnia Stargradit, ku shqiponjat pejane kërkonin suksesin historik në folen e Karagaqit dhe kualifikimin në fazën e dytë të garave .

 

Komentet janë të mbyllura.