Basketboll

Trepça e mposht Vëllaznimin, gjakovarët dhurojnë shou në tribuna

Pas gjashtë fitoreve radhazi, Vëllaznimi ka pësuar humbje, duke u mundur në Gjakovë nga Trepça me shifrat 82:89 (21:28, 21:28, 16:20, 24:13).

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, dhe në fund të çerekut të parë u shkëputën duke e fituar këtë pjesë 21:28, derisa “Deja Vu” ndodhi edhe në periudhën e dytë, me mitrovicasit që shkuan në pushim me rezultat 42:56.

Edhe periudhën e tretë e kontrolluan mysafirët, ndërsa në dhjetë minutat e fundit, vendasit tentuan të rikthehen, por nuk arritën qëllimit, ku vetëm ngushtuan shifrat, derisa Trepça triumfoi në fund 82:89.

Më i dalluari te vendasit ishte Samuel Sessoms me 20 pikë, pesë kërcime e nëntë asistime, kurse te Trepça u dalluan Jordy Tshimanga me 20 pikë e nëntë kërcime dhe Driton Hajrizi me 15 pikë e dhjetë kërcime.

Kuqezinjtë kanë gjashtë fitore e pesë humbje, ndërsa ‘Xehetarët’ nëntë fitore e dy humbje.

Komentet janë të mbyllura.